Permbledhja e Projektit

Projekti MOST ka si objektiv “te krijoje nje rrjet bazuar ne shkembimin e eksperiencave dhe ne kerkimin e zgjidhjeve te reja per problemin e levizshmerise, nepermjet nje programi formimi, perhapje, azhurnimi dhe mbeshtetje insitucionale per levizshmerine e qendrueshme” qe u drejtohet teknikeve te Administratave lokale te Bashkise se Barit dhe Bashkise se Tiranes.

Arritja e ketij objektivi do te kryhet nepermjet implementimit te 6 menyrave te ndryshme te veprimit.

1. Informimi dhe sensibilizimi per tematikat e levizshmerise se qendrueshme dhe te qendrueshmerise mjedisore,nepermjet perfshirjes se Institucioneve Lokale, Administrates Publike, Enteve dhe Shoqatave qe veprojne ne Sektorin e Transportit, Shoqatave Vullnetare, Shkollave te cdo niveli dhe Qytetareve. Per kete qellim do te perdoren konferencat per shtyp, tradicionale dhe manifestimet publike. Perfshirja e gjere e partnereve te projektit, si edhe sensibilizimi i te adresuarve, perfaqeson nje element thelbesor ne suksesin e kesaj iniciative.

2.  Analiza e struktures qe do te realizohet ne territorin Shqiptar dhe Italian, finalizohet me mbledhjen e elementeve te ndryshem te dy vendeve dhe vecanerisht te “best practices” te “eksportueshme”. Per kete qellim do te perdoret nje menyre per vleresimin e pyetjes dhe te ofertes se levizshmerise. Individualizimi i sakte i parametrave kritike per nje studim te pershtatshem te levizshmerise dhe vleresimi sasior i tyre perfaqesojne hapin e pare kryesor per te garantuar efikasitetin e te gjithe hapave pasardhes te parashikuar ne projekt.

3.  Vlersimi i burimeve njerezore, nepermjet krijimit te nje laboratori virtual qe finalizohet me ndarjen dhe perhapjen e materialit formativ, dhe te menyrave operative.
Eshte zgjedhur te krijohet nje vend virtual ne te cilin te shkembehen dhe te ruhen informacionet e menyrave operative per menaxhimin e levizshmerise dhe te levizshmerise se qendrueshme per te garantuar:
     •  nje menaxhim me racional te tyre;

     •  nxitjen e shkembimeve kulturore ndermjet atyre qe do te kene akses;
     •  thjeshtezimin e proceseve vendimarrese dhe te zgjedhjeve per temen e levizshmerise;
     •  vetqendrueshmerine e iniciatives edhe pas perfundimit te projektit .

4. Formimi “teorik” per Mobility Management nepermjet kryerjes se kurseve te formimit te perqendruar ne tematikat e Mobility Managment, Levizshmerise se Qendrueshme, Problematikave qe lidhen me mjedisin dhe ne perfshirjen e “aktoreve” lokale, folesve te pazevendesueshem per percaktimin dhe venien ne pune e strategjive te menaxhimit te pyetjes per levizshmerine.

5.  Formimi i tipit “praktik” bazuar ne implementimin e njohurive te marra gjate kurseve te formimit dhe te njohurive te disponueshme ne laboratorin virtual. Kjo menyre formimi do te garantoje pikenisjen e rasteve pilote mbi tematika te tipit: Plane per Zhvendosjen Shtepi-Pune (PSCL) dhe Shtepi.Shkolle (PSCS), mbi car-sharing dhe nderlevizshmerine, ne te dy zonat e projektit (Bari dhe Tirane). Aplikimi ne praktike i koncepteve teorike do te kete nje ndikim konkret si tek administratat dhe organizatat qe marrin pjese, ashtu edhe tek qytetaret. Projektet pilote do te perfaqesojne shtysen fillestare te nevojshme per te kuptuar perfitimiet reale qe lidhen me levizshmerine e qendrueshme.

6.  Riprodhimi i Rezultateve i garantuar, ne vazhdim te vleresimit te burimeve njerezore (formimi i zyrtareve publike, nepunesve dhe operatoreve te sektorit), edhe nga implementimi i pajisjeve te Zyres se Departamentit te Transporteve ne Bashkine e Tiranes. Njohja e pajisjeve do te mundesoje perpunimin autonom (“vetqendrueshmeria e projektit”) te strategjive te Mobility Management. E gjithe eksperienca e perftuar gjate fazave te ndryshme te projektit do te permblidhet ne nje draft perfundimtar, i cili (sebashku me Laboratorin Virtual - gjithmone on-line) do te perbeje nje pikenisje edhe per ata, te cilet nuk kane marre pjese direkt ne kete projekt.

 

Te adresuarit dhe perfituesit

Projekti MO.S.T. i adresohet te gjithe subjekteve te perfshire ne percaktimin e strategjive te Mobility Management, si edhe subjekteve te perfshire ne menaxhimin e sherbimeve qe lidhen me levizshmerine urbane dhe perfituesve te ketyre sherbimeve.

Ne vecanti, perfitues te rezultateve te projektit do te jene:

Operatoret e levizshmerise: tekniket e Administratave lokale te Barit dhe Tiranes, perfaqesuesit e ndermarrjeve, shoqerive te transportit dhe operatoret e sektorit, società di trasporto ed operatori del settore, shoqerite qe do te menaxhojne sherbimet e reja ne fushen e Levizshmerise, perfaqesuesit e shkollave, te Shoqatave Vullnetare ne kete sektor, si edhe Policia Bashkiake.

Perdoruesit: qytetaret e Bashkise se Barit dhe Bashkise se Tiranes.